Ndërron jetë Sylejmani, veprimtar i madh sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Ndërron jetë Sylejmani, veprimtar i madh sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:14
Ndërron jetë Sylejmani, veprimtar i madh sportiv në Gjeneratën e Republikës 

Ka ndërruar jetë veprimtari i madh sportiv Skënder Sylejmani. Lajmi konfirmohet nga familja e tij. 

Skënderi ka qenë donator dhe anëtar i kryesisë së klubit të futbollit të Ferizajt. I ndjeri ka kontribuar shumë në vitet më të vështira, në periudhën 1991-1999 dhe në vitet e pasluftës.  

Vdekja e tij ka tronditur opinionin sportiv ferizajas dhe në përgjithësi të Kosovës. Skënderi ka kontribuar shumë për të mbajtur gjallë futbollin dhe jo vetëm në sport por edhe në aktivitetet tjera. 

Ai asnjëherë nuk u ndal duke i rezistuar fuqishëm pushtuesit serb.  

“Të nderuar shokë, miq dhe familjarë, ju njoftoj se sot me datën 08.08.2020, pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë vëllau ynë Skënder Sylejmani.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 13:00 në varrezat e reja të qytetit Ferizaj”, njofton Muhamed Sylejmani-Mani, ish kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti (meshkuj e femra).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat