Dallku i habitur

Futboll

Dallku i habitur

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:34
Dallku i habitur

Trajnerii Prishtinëse Armend Dallku është habitur se si 7 nga lojtarët e tij dolën me koronavirus në testet e publikuara mbrëmë.

Dallku, i cili në një intervistë në emisionin “Dueli Ditor” tha se disa prej anëtarëve të prekur as nuk e besonin se ishin të infektuar, pasi sipas tij nuk kishin simptoma fare.

“Gjendja e tyre ka qenë e mirë, thuajse janë asimptomatikë, tre apo katër prej tyre nuk kanë besuar se janë infektuar me COVID-19.

E kemi pasur parasysh se mund të kemi një problem të tillë para grumbullimit”, ka thënë mes tjerash Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat