Juventusi kontakton Pochettinon - Bota Sot
Juventusi kontakton Pochettinon

Futboll

Juventusi kontakton Pochettinon

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:59
Juventusi kontakton Pochettinon

Juventusi tashmë ka kontaktuar me Mauricio Pochettinon për ta pyetur nëse do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin në krye të bardhezinjve, raporton “Sportitalia”.

Raportohet se gjiganti torinez është në kërkum të një trajneri të ri pas eliminimit të skuadrës nga Liga e Kampionëve.

Pochettino nuk është favoriti kryesor, por tashmë është zhvilluar një kontakt fillestar për të parë nëse ai është i gatshëm.

Sarri ka vuajtur në edicionin e tij të parë, edhe pse triumfoi në Serie A.

Ai humbi në Superkupën e Italisë dhe në finalen e Kupës së Italisë, derisa ligën italiane e fitoi me vetëm një pikë më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat