Sancho nuk transferohet në Manchester United? - Bota Sot
Sancho nuk transferohet në Manchester United?

Futboll

Sancho nuk transferohet në Manchester United?

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:09
Sancho nuk transferohet në Manchester United?

Borussia e Dortmundit nuk dëshiron që ylli anglez, Jadon Sancho të largohet nga Gjermani dhe ka bërë një përpjekje të fundit që ta mbajë atë në Gjermani, transmeton Insporti. Gjigantët gjerman i kanë ofruar lojtarit një kontratë të re me pagë të përmisuar, me të cilën 20 vjeçari do të fitojë 10 milionë euro në vit.

Me kontratën e tij aktuale, Sancho fiton 6 milionë euro në vit dhe ka kohëzgjatje deri në qershor të vitit 2022.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Manchester United ka ultimatum deri të hënën të pagujë 120 milionë eurot e kërkuara ose përndryshe lojtari do të qëndroj në “Westfalenstadion”.

Jadon Sancho këtë javë është rikthyer në stërvitje tek Dortmundi.

Jadon Sancho është objektivi kryesore i Ole Gunnar Solskjaer por shuma që klubi gjerman kërkon si duket është e papërballueshme për United. Si alternativë konsiderohet anësori francez i Bayern Munchenit, Kingsley Coman i cili me shumë gjasë do të largohet nga Muncheni pas transferimit të Leroy Sanes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat