Vendimet e UEFA-s për garat europiane, që prekin klubet shqiptare

Futboll

Vendimet e UEFA-s për garat europiane, që prekin klubet shqiptare

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:23
Vendimet e UEFA-s për garat europiane, që prekin klubet shqiptare

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë disa vendime sa u përket ndeshjeve për fazën kualifikuese dhe “play off” në kompeticionet europiane, Champions League dhe Europa League. Këto vendime lidhen ngushtë me vendin ku do të zhvillohen ndeshjet dhe masat kufizuese për vendin, ku klubet duhet të informojnë UEFA-n mbi kufizimet e vendosura nga autoritetet përkatëse në vend, në kuadër të pandemisë botërore të COVID-19 si dhe janë përgjegjëse mbi zhvillimin ose moszhvillimin e ndeshjeve.

Gjithashtu, UEFA ka marrë vendime edhe mbi testimin dhe lojtarët që mund të luajnë nëse një klub ka futbollistë të prekur me COVID-19, bazuar në Protokollin “Rikthim në Lojë”. Në rast se ka mospajtime ose ankesa mbi vendimet e marra nga UEFA, klubet mund t’i përjashtojnë ato, duke përjashtuar tri afate. Të katër klubet shqiptare që marrin pjesë në kompeticionet europiane duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e fundit të UEFA-s për të shmangur çdo penalizim eventual.

I.1.1 UEFA do të publikojë para çdo shorti, listën e kufizimeve të njohura të udhëtimit midis vendeve, për shembull mbylljet e kufijve dhe kërkesat për karantinë (këtej e tutje: kufizimet). Deri në 24:00 (ora e Europës Qëndrore), dy ditë para shortit përkatës, klubet duhet – pas konsultimit me federatën e tyre përkatëse kombëtare dhe autoritetet kombëtare / lokale – të informojnë me shkrim administratën e UEFA-s nëse zbatohen kufizime të tilla të njohura ose nëse kufizime të tjera të panjohura më parë janë vendosur nga ana e autoriteteve përkatëse kombëtare / lokale që do të ndikonin në udhëtimin e klubeve. Në mungesë të ndonjë informacioni nga klubi përkatës, lista e publikuar nga UEFA do të konsiderohet përfundimtare.

I.1.2 Nëse një klub nuk arrin të informojë administratën e UEFA-s brenda orës 24:00 (me orën e Europës qendrore), dy ditë përpara shortit përkatës të çfarëdo kufizimesh ekzistuese, përveç atyre të publikuara nga UEFA, në përputhje me paragrafin I.1.1 që ndikojnë në organizimin e ndeshjes dhe si rrjedhojë ndeshja nuk mund të zhvillohet, klubi në fjalë do të mbajë përgjegjësi për moszhvillimin e ndeshjes dhe ndeshja do të shpallet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s si e humbur nga klubi në fjalë me rezultat 3-0.

I.1.3 Si rregull, ndeshjet luhen në vendin e aprovuar nga UEFA të klubit pritës. Bazuar në informacionin mbi kufizimet e parashikuara nga klubet në përputhje me paragrafin I.1.1, brenda 24 orëve (sipas rastit) pas shortit përkatës që zhvillohet ose 24 orë pas kualifikimit të klubit për raundin përkatës:

Në rast se nuk zbatohen kufizimet për ndeshjen, klubi vendas duhet t’ konfirmojë me shkrim administrates së UEFA-s dhe klubit kundërshtar, vendin, datën dhe orën e fillimit të ndeshjes.

Nëse kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare / lokale të vendit të vendit të klubit pritës zbatohen për klubin mik, klubi vendas duhet të propozojë një vend të përshtatshëm alternative që mund të jetë në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFA-s) që do të lejonte që ndeshja të zhvillohej pa asnjë kufizim për të dyja klubet. Nëse klubi vendas nuk arrin të propozojë një vend të tillë të përshtatshëm alternativ, klubi në fjalë do të mbajë përgjegjësi për ndeshjen që nuk zhvillohet dhe ndeshja do të shpallet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA-s si e humbur nga klubi në fjalë me rezultat 3-0.

Nëse kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare / lokale të vendit të klubit mik ndikojnë në udhëtimin e klubit mik, për të luajtur ndeshjen ose kthimin e tij në shtëpi pas ndeshjes, klubi vendas duhet të propozojë një vend të përshtatshëm alternativ, që mund të jetë në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFA-s) që do të lejonte ndeshjen të zhvillohej dhe nuk do t’i shkaktonte klubit mik ndonjë kufizim në asnjë drejtim të udhëtimit. Nëse klubi vendas nuk arrin të propozojë një alternativë të tillë,pra një vend të përshtatshëm, administrata e UEFA do të marrë një vendim përfundimtar për vendin e ndeshjes. Klubi vendas do të mbetet përgjegjës për organizimin e ndeshjes dhe të dy klubet do të ndajnë kostot përkatëse në masë të barabartë. Cilido klub që refuzon të marrë pjesë në ndeshje, do të mbajë përgjegjësinë për moszhvillimin e ndeshjes dhe ndeshja do të shpallet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA si e humbur nga klubi në fjalë me rezultatin 3-0.

I.1.4 Nëse, sipas opinionit të administratës së UEFA-s, informacioni i dhënë nga klubet mbi kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare/locale (në përputhje me paragrafin I.1.1) nuk është i saktë ose është i pamjaftueshëm, ose kufizimet nuk janë të mjaftueshme për të kërkuar riorganizimin e nddhjes në një vend neutral (brenda territorit të një federate anëtare të UEFA-s), administrata e UEFA-s do të marrë një vendim përfundimtar mbi vendin e kthimit. Klubi pritës do të mbetet përgjegjës për organizimin e ndeshjes dhe për të gjitha kostot e saj. Cilido grup që do të refuzojë të marrë pjesë në ndeshje, do të mbajë përgjegjësi për moszhvillimin e ndeshjes dhe ndeshja do të shpallet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA-s si e humbur nga klubi në fjalë me rezultat 3-0.

I.1.5 Në çdo rast, pas shortit përkatës ose pas kualifikimit të klubit (klubeve) për në raundin tjetër, klubet mund të bien dakord – në varësi të aprovimit të UEFA-s – për një ndryshim të vendit ose në një vend neutral (brenda territorit të një federata anëtare të UEFA-s), me kusht që të mos ketë kufizime dhe mos të ketë përplasje me ndeshjet e tjera të UEFA-s në qytet apo stadium.

I.1.6 Kufizimet e vendosura nga autoritetet kombëtare/lokale të secilit klub dhe klubi e informon administratën e UEFA-s, pas afateve të përcaktuara nga UEFA në përputhje me paragrafin I.1.1, atëherë ato nuk do të merren parasysh. Në raste të tilla, klubi, autoritetet kombëtare/lokale të të cilit kanë vendosur masa që parandalojnë që ndeshja e planifikuar të zhvillohet, do të mbajë përgjegjësi dhe ndeshja do të shpallet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA si e humbur nga klubi në fjalë me rezultatin 3-0.

I.1.7 Nëse në ndonjë prej rasteve të sipërpërmendura, të dyja klubet refuzojnë të luajnë ose të dy janë përgjegjës për mozhvillimin e ndeshjes, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA do t’i sklualifikojë klubet në fjalë nga sezoni 2020/21 i Champions League dhe nga sezoni 2020/21 i Europa League.

I.1.8 Në të gjitha rastet, vendi i ndeshjes e duhet të aprovohet nga administrata e UEFA-s, e cila ka të drejtën të caktojë një vend alternative për çdo ndeshje të veçantë. Këto vendime janë përfundimtare. Në çdo rast, klubi vendas do të mbetet përgjegjës për organizimin e ndeshjes dhe të gjitha kostot e saj.

I.2 Testimi dhe lojtarët e ligjshëm

1.2.1 Nëse një ose më shumë lojtarë ose zyrtarë të klubit rezultojnë pozitivë me COVID-19, në testet e kërkuara nga Protokolli “Rikthim në lojë” i UEFA-s, ndeshja do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, përveç rasteve kur autoritetet kombëtare/lokale të njërit ose të dy klubeve të përfshira ose të vendit ku do të zhvillohet ndeshja (në rast të një vendi neutral) kërkojnë që një grup i madh lojtarësh ose e gjithë skuadra të hyjë në karantinë. Nëse të paktën 13 lojtarë të regjistruar në listën A (dukë përfshirë të paktën një portier) ndeshja do të zhvillohet në datën e planifikuar. Nëse të paktën 13 lojtarë të regjistruar në listën A ose asnjë portier i regjistruar nuk janë në dispozicion, UEFA mund të lejojë riorganizimin e ndeshjes brenda afateve të përcaktuara në paragraf.

I.3.1 Nëse autoriteti përkatës kombëtar/lokal kërkon teste të reja për të lejuar një numër të mjaftueshëm lojtarësh (të paktën 13, duke përfshirë të paktën edhe një portier) për të marrë pjesë në ndeshje. Përndryshe, klubi mund të rreshtojë në fushë lojtarët, të cilët nuk janë të regjistruar më UEFA brenda afateve të përcaktuara në rregulloren aktuale, me kusht që këta lojtarë (i) të jenë të regjistruar në federatën e tyre kombëtare për të luajtur në klubin në fjalë në përputhje me rregullat e federatës së tyre dhe të atyre të FIFA-s dhe (ii) kanë rezultuar negativë në përputhje me Protokollin “Rikthim në Lojë” të UEFA-s. Nëse është e pamundur të riorganizohet ndeshja me afatet e përcaktuara në paragraf.

I.3.1 Klubi që nuk mund ta luajë ndeshjen, do të mbajë përgjegjësi për moszhvillimin e ndeshjes dhe ndeshja do të shpallet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA si e humbur nga klubi në fjalë me rezultatin 3-0. Nëse ndonjë anëtar i skuadrës së gjyqtarëve të caktuar për ndeshjen rezulton pozitiv me COVID-19, UEFA ka të drejtë të emërojë zyrtarë zëvendësues të ndeshjes, të cilët (i) mund të ketë të njëjtën kombësi si njëri nga klubet dhe/ose (ii) mund të mos jetë në listën e FIFA-s.

I.3.1 Në çdo rast, administrata e UEFA-s mund të riorganizojë ndeshjet e fazës kualifikuese ose play-off, nëse ka siguri se ndeshja mund të luhet dhe nuk rrezikon orarin e ndonjë ndeshje tjetër të ardhshme në kompeticion. Vendime të tilla të marra nga administrata e UEFA-s janë përfundimtare.

I.3.2 Nëse, për çfarëdo arsye, faza kualifikuese dhe/ose play-off-et nuk mund të përfundojnë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë mbi parimet për përcaktimin e klubeve të kualifikuar për fazën e grupeve.

I.4 Afatet për ankimime dhe apelime

Mospajtimet e parashtruara për çdo arsye që lidhen me zbatimin e këtij Aneksi dhe deklaratat e ankesave kundër vendimit të marrë nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s sipas rregullave të këtij aneksi duhet të parashtohen në përputhje me dispozitat përkatëse të Rregullores së Disiplinës së UEFA-s, me përjashtim të afateve të mëposhtme:

një notë proteste duhet të arrijë në Trupin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s 12 orë përpara nisjes së ndeshjes në fjalë

nëse është e aplikueshme, një apelim kundër një vendimi nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s duhet të parashtrohet brenda 24 orëve nga njoftimi i vendimit përkatës me arsye;

nëse është e aplikueshme, apeluesi duhet të paraqesë arsyet e ankesës brenda dy ditëve nga skadimi i afatit për deklarimin e ankesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat