Andorrianët presin që ta shkruajnë historinë ndaj Dritës

Futboll

Andorrianët presin që ta shkruajnë historinë ndaj Dritës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:42
Andorrianët presin që ta shkruajnë historinë ndaj Dritës

Inter d’Escaldes e pret me shumë optimizëm ndeshjen e parë në kuadër të fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndaj Dritës.

Ndryshe nga gjilanasit, kjo është hera e parë për kampionin andorrian që luan në këtë kompeticion. Skuadra e ka bërë sot një “eksplorim” të qytetit të Nyonit, ku do të zhvillohet ndeshja nesër.

Përmes një postimi në Instagram, Interi ka shkruar që kjo ndeshje do të mbetet në historinë modeste të klubit.

“Eksplorimi i Nyonit, një qytet që do të mbetet në historinë tonë duke pritur ndeshjen në Ligën e Kampionëve”, thuhet në postimin e andorrianëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat