Tirana i “jep duart” mesfushorit veteran

Futboll

Tirana i “jep duart” mesfushorit veteran

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:25
Tirana i “jep duart” mesfushorit veteran

Pas disa afrimeve (Avdijaj, Toli dhe Toshevski), te Tirana kanë filluar edhe largimet.

Proces normal në kapërcyel të dy sezoneve të ndryshme, aq më tepër që tashmë flitet për kampionët e vendit, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Champions. Kështu, me përfundimin e kontratës, Erando Karabeci i ka dhënë fund eksperiencës 11-vjeçare me bardheblutë.

Ai nuk ka marrë ofertë për të rinovuar, kështu që duhet të kërkojë një klub tjetër.

Sipas zërave pranë futbollisitit, ekziston mundësia që t’i bashkjohet Teutës, e cila fitoi Kupën e Shqipërisë dhe do të luajë në Ligën e Europës. Më herët, 31-vjeçari, që luajti 15 ndeshje në kampionatin e sapombyllurme sukses, ka luajtur te Partizani dhe pak kohë i huzuar te Kukësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat