Zidane, kandidat për të zëvendësuar Sarrin

Futboll

Zidane, kandidat për të zëvendësuar Sarrin

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:44
Zidane, kandidat për të zëvendësuar Sarrin

Eleminimi i “Zonjës së Vjetër” nga Liga e Kampionëve e ka minuar tërësisht pozicionin e trajnerit Maurizio Sarri. Ai është gati i fundosur. Madje, këtë të shtunë, në Itali kanë nisur të qarkullojnë emrat për ta zëvendësuar. Përveç kësaj, “Gazzetta dello Sport” inkurajohet të japë emrin e Zidane si zëvendësues të mundshëm për italianin, që më parë ka drejtuar Empolin, Napolin dhe Chelsea. Po kështu, përflitet Simone Inzaghi, një tjetër kandidat për stolin bardhezi.

Të tilla thashetheme u ushqyen dje nga Andrea Agnelli, pas ndeshjes kundër francezëve. Larg vlerësimit të trajnerit të tij, presidenti i Juventusit kërkoi kohë për të marrë një vendim: “Ka qenë një sezon i hidhur. Të eliminohesh që në raundin e dytë në këtë mënyrë duhet të na bëjë të reflektojmë. Ne kemi një ekip të rëndësishëm dhe lojtarin më të mirë në botë. Do të duhen pak ditë për të marrë një vendim”.

Në lidhje me atë që e quan “lojtarin më të mirë”, ky vendim ishte i menjëhershëm: “Jam i sigurt që Cristiano Ronaldo do të vazhdojë me ne. Ai është një shtyllë e Juventusit”. 

Andrea Pirlo, gjithashtu, e lavdëroi Zidane javë më parë. Kur po prezantohej si trajner i Juventusit U-23, ai pranoi se “shtigjet” e Zidane dhe Guardiola janë shembuj për t’u ndjekur. Nga ana e tij, Sarri ishte i qetë pas eleminimit: “Nuk pres që të ndodhë asgjë, unë kam një kontratë dhe do ta respektoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat