Vazhdojnë telashet të PSG - Bota Sot
Vazhdojnë telashet të PSG

Futboll

Vazhdojnë telashet të PSG

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:13
PSG

Përveç sulmuesit Kylian Mbappe, edhe mesfushori italian, Marco Verrati pritet të mungojë për PSG në duelin ndaj Atalantas.

27 vjeçari do të udhëtojë drejt Portugalisë por nuk do të luaj në sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas për shkak të një lëndimi në këmbë, shkruajnë sot mediat franceze.

Neymar, Marquinhos, Angel Di Maria, Thiago Silva, Mauro Icardi, Thilo Kehrer dhe Presnel Kimpembe janë kthyer në skuadër pasi që pushuan në sfidën miqësore të mesjavës.

PSG do të synojë të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 1994/95, ku kundërshtarë do ta ketë RB Leipzig ose Atletico Madridin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat