Kaos

Futboll

Kaos

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:14
Kaos

Kaos te Tirana në prag të nisjes së përgatitjeve për ndeshjet e Europës. Ditën e sotme Tirana ka udhëtuar drejt Pogradecit, aty ku do i zhvillojnë përgatitjet, por me skuadrën nuk kanë qenë të gjithë lojtarët.

Futbollistët të cilëve iu ka përfunduar kontrata me bardheblutë kanë refuzuar të udhëtojnë me ekipin. Bëhet fjalë për emra si Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Edon Hasani, Idriz Batha dhe Erjon Hoxhallari.

Këtyre iu ka përfunduar kontrata me bardheblutë dhe për këtë arsye kanë refuzuar të udhëtojnë drejt Pogradecit me skuadrën, teksa po presin të qartësojnë më parë kontratat dhe të shikojnë ofertën që do i bëjë klubi.

Ata po presin të bisedojnë me presidentin Halili për kushtet e reja, një procedurë që deri ditën e hënë pritet të mbyllet. Drejt Pogradecit për fazën përgatitore janë nisur vetëm lojtarët nën kontratë me Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat