Mbappe udhëton me PSG-në

Futboll

Mbappe udhëton me PSG-në

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:16
Mbappe udhëton me PSG-në

Paris Saint Germain është nisur për Lisbonë.

Në skuadër Thomas Tuchel e ka përfshirë edhe të dëmtuarin, Kylian Mbappe, po ashtu edhe Marco Verrattin që po vuan nga disa shqetësime.

Nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për sfidën me Atalantën, por me rëndësi lojtarët kanë udhëtuar për në Lisbonë ku do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

Tifozët i kanë përcjellë si kampionë, duke i dhënë zemër për të bërë sa më mirë në garën që PSG ëndërron të triumfojë.

Parisi përballet me Atalantën të mërkurën nga ora 21:00 në kërkim të gjysmëfinales së Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat