Fytyra e kapitenit ka tërbuar - Bota Sot
Fytyra e kapitenit ka tërbuar

Futboll

Fytyra e kapitenit ka tërbuar

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:17
Fytyra e kapitenit ka tërbuar

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit, e përjetoi keq nga shkallët e stadiumit “Etihad” eleminimin e skuadrës së tij kundër Manchester City. Ai mungonte në këtë sfidë deçizive për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Pra, ishte i pezulluar. Pikërisht në qendër të mbrojtjes ndodhën dy gafat, prej nga erdhën dy golat e “qytetarëve”.

Dy gabimet serioze të Varane iu kushtuan shtrenjtë madrilenëve, eliminimin që në 1/8 finale të Champions-it.

Kamerat kanë kapur fytyrën e Ramos në momentin e gabimit të dytë të qendërmbrojtësit francez, e cila është bërë “virale” në krejt mediat e botës. Pikërisht fytyra e kapitenit pasqyron pabesueshmërinë e gjithë “madridismo” për çfarë ngjau në fushën e lojës.

Sidomos me Varane, partnerin e Sergio Ramos prej disa vitesh. Kjo foto e kapitenit është tejet e komentuar në rrjetet sociale. Ajo nënkupton zhgënjimin e madh, pas gafës së dytë të francezit, mosbesim dhe zhgënjim të pastër të krejt familjes së “Los Blancos”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat