Dhjetëra Intelektualë tubohen në Nyon për të përkrahur Dritën - Bota Sot
Dhjetëra Intelektualë tubohen në Nyon për të përkrahur Dritën

Futboll

Dhjetëra Intelektualë tubohen në Nyon për të përkrahur Dritën

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra tifozë Intelektualë të Dritës së Gjilanit janë organizuar për të përkrahur sot kampionin në fuqi të Kosovës.

Intelektualët që veprojnë në Zvicër janë grumbulluar në Nyon, aty ku sot Drita luan ndaj kampionëve të Andorrës, Inter Escaldes.

Tifozët janë veshur me ngjyra të klubit.

Nuk dihet nëse këta tifoz do të mund ta shikojnë takimin jashtë stadiumit, pasi ndeshja luhet pa tifoz.

Takimi i sotëm vlen për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat