Basha pak minuta lojë për fitoren bindëse të Melbourne Victory - Bota Sot
Basha pak minuta lojë për fitoren bindëse të Melbourne Victory

Futboll

Basha pak minuta lojë për fitoren bindëse të Melbourne Victory

Nga: K.Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:36
Basha pak minuta lojë për fitoren bindëse të Melbourne Victory

Futbollisti shqiptar, Migjen Basha, ka luajtur në minutat e fundit për Melbourne Victory, e cila si mysafirë shënon fitore bindëse me rezultat 4:0 kundër Perth Glory. 

Golat i shënuan Rojas (29' e 69'), Nabbout (60'-nga penalltia), Kamsoba (90+2').

Basha është aktivizuar në minutën e 89-të, duke shijuar këtë fitore bindëse. 

Pas javës së 25-të në Kampionatin e Australisë, Melbourne Victory është në vend të dhjetë me 23 pikë dhe Perth Glory renditet në vend të 5-të me 37 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat