Franca nuk i merr gjithçka

Futboll

Franca nuk i merr gjithçka

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:56
Franca nuk i merr gjithçka

Një surprizë e madhe erdhi nga mbrëmja e djeshme atje ku Juventusi është eliminuar nga “Champions League” pas përballjes kundër Lionit.

Takim ky që u cilësua si i lehtë në letër fillimisht, por francezët bën befasinë duke kaluar në çerekfinale.

Në media ishte përfolur disa ditë më parë se PSG është pranë akordit me Kristiano Ronaldon. Por këto zëra i ka hedhur poshtë presidenti i bardhezinjëve, Agneli.

Në prononcimin e dhënë shkurtimisht pas ndeshjes kundër Lionit, Agneli ka garantuar se Ronaldo do të jetë të paktën edhe për një sezon tjetër me ngjyrat bardhezi. Një premtim i dhënë ky që qetëson disi tifozët te Juventusit pas zhgënjimit të djeshëm, me Francën që nuk i ka marrë gjithçka, të paktën jo deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat