Iseni: Shpresoj në rezultat pozitiv ndaj Shkëndijës

Futboll

Iseni: Shpresoj në rezultat pozitiv ndaj Shkëndijës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:02
Iseni: Shpresoj në rezultat pozitiv ndaj Shkëndijës

Java e parë e futbollit elitar në vendin tonë, do të sjell edhe derbin e parë, kur takohen skuadrat e FC Shkupit dhe Shkëndijës. Vendasit kërkojnë që të përsërisin rezultatet e dy takimeve të fundit në stadiumin në Çair, ku shënuan dy fitore radhazi ndaj “kuqezinjëve” nga Tetova. Dhe sipas kapitenit Besar Isenit, ekipi nga Çairi është përgatitur maksimalisht në Ohër.

Besar Iseni, kapiten i FC Shkupi, tha: “Kemi kaluar mirë në fazën përgatitore dhe kemi pasur disa ndeshje në të cilat kemi kaluar mirë. Kemi pasur edhe rezultate pozitive. Kemi disa lojtarë të rinj dhe shpresojë të adaptohen shpejtë në ekipin tonë.”

Iseni beson se ekipi i FC Shkupit është gati që të vazhdojë rrugën e përballjeve pozitive në Çair dhe shpreson që në fund ekipi i tij do ti gëzohet pikëve .

“Sa i përkët ndeshjes së dielës ndaj Shkëndijës, mendojë se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe shresojmë që në fund të dalim me ndonjë rezultat pozitiv.”

Skuadra nga Tetova vjen në këtë përballje me 3 fitore dhe një barazim nga miqësoret e zhvilluara në kuadër të fazës përgatitore, duke dëshmuar se ka kapacitet të mjaftueshëm që të sjell futboll cilësor në derbin e së dielës, për të shijuar edhe pikët e para në sezonin e ri.

Ndërkohë në përballjet e tjera gjatë ditës së diel, Makedonija Gjorçe Petrov sfidon Rabotniçkin, Bellasica takohet me Sileksin, Renova përballet me Struga Trim Lum, ndërsa Pelisteri sfidon Akademia Pandevin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat