Besnik Krasniqi transferohet tek Prishtina

Futboll

Besnik Krasniqi transferohet tek Prishtina

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:03
Besnik Krasniqi

Ish-mbrojtësi i Ballkanit, Besnik Krasniqi është lojtari më i ri i klubit të Prishtinës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi nga kryeqyteti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Armend Dallkut dhe është shprehur shumë i lumtur me një marrëveshje të tillë.

“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi

Krasniqi iu është bashkuar skuadrës në Istog ku është edhe duke e mbajtur fazën përgatitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat