Eliminimi nga Lyon, Del Piero: Juve janë perfekt për Serie A

Futboll

Eliminimi nga Lyon, Del Piero: Juve janë perfekt për Serie A

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:54
Ronaldo

Del Piero ka dhënë komentet e tij pas eliminimit të Juventus nga Liga e Kampionëve.

Ikona e Juventus, Alessandro Del Piero, ka bërë të ditur se Juventus nuk janë të ndërtuar akoma për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sipas Del Piero, Juve është skuadër perfekte për triumfin në Serie A, por kur vie puna te Liga e Kampionëve, aty shihen problemet e vërteta.

"Ka një problem te Juventus dhe ky problem është përballja me klubet evropiane", ka thënë Del Piero.

"Skuadra është perfekte në ligën italiane, por edhe në ndeshjen e parë edhe në të dytën kundër Lyon treguan vështirësi", ka shtuar ikona e ‘Biankoneri’.

Synimi kryesor i Juventus këtë sezon ishte triumfi në Ligën e Kampionëve, por skuadra dështoi, duke bërë që edhe Maurizio Sarri të shkarkohet nga posti i trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat