Neuer: T’i shkojmë deri në fund Championsit

Futboll

Neuer: T’i shkojmë deri në fund Championsit

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:57
Noyer: T’i shkojmë deri në fund Championsit

Manuel Neuer ishte së bashku me trajnerin e Bajernit në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme. Kapiteni gjerman tha se skuadra e tij e di se çfarë duhet të bëjë për të kaluar në turin tjetër. Nojer gjithashtu pranoi se kishte nisur të mendonte për kundërshtarin e radhës.

Faza finale – “Ndeshjet e ardhshme do të jenë me eliminim direkt. Gjithçka do të varet nga forma që skuadrat do të jenë atë ditë. Nuk është diçka e lehtë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Gjithashtu jemi në dijeni për skuadrën që mund të kemi përballë në fazën tjetër. Çdo gabim do të na kushtonte shumë” |

Objektivi- “Jemi një skuadër e madhe, të gjithë po bëjnë një sezon fantastik. Kemi uri dhe ambicie. Kjo është shumë e rëndësishme për një skuadër nëse kërkon të shkojë larg në Champions. E rëndësishme është që të ruajmë përqendrimin deri në fund. Fituam kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë, dhe tani duam edhe trofeun e radhës. Gjithçka do të nisë nga ndeshja me Çelsin. Do të ishte diçka e mirë nëse do të fitonim dhe nuk do t’ia komplikonim kualifikimin vetes”.

Gjendja e skuadrës – “Bëmë një pushim të vogël dhe tani i jemi rikthyer stërvitjes. Ishte diçka që kishim nevojë. Me atë që kam parë në këto ditë, mund të them se jemi në formë të mirë. Luajtëm një miqësore me Marsejën, edhe pse nuk dhamë maksimumin, shenjat ishin pozia shumë e njëjtë me atë që keni parë në muajt e fundit. Vetëm mungesa e Kingsleit është 100% e sigurt. Por kjo nuk na tremb, pasi ashtu siç e thashë edhe më parë, kemi mjaftueshëm lojtarë për të përballuar ndeshjen dhe ndoshta të gjithë kompeticionin. tive. Personalisht jam mirë dhe gati për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni”.

Koman – “Kingslei është një lojtar që na ka ndihmuar shumë gjatë sezonit. Është e vërtetë që ai u dëmtua në stërvitje dhe nuk do të jetë në fushë. Por kjo nuk na shqetëson shumë. Kemi lojtarë si Perisiç, Kutinjo dhe Myler. Skuadra nuk vuan për lojtarë në sulm. Jam i bindur që do të bëjmë mirë edhe pa të, edhe pse me të gjithçka do të ishte më e lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat