Shkollat e futbollit paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Futboll

Shkollat e futbollit paralajmërojnë protestë para Qeverisë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Shkollat e futbollit në Kosovë kanë paraljmëruar se do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këtë gjë ata pritet ta bëjnë për arsye të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndalur të gjitha aktivitet sportive në vend.

Drejtuesit e shkollave kanë njoftuar se nëse nuk ka ndonjë vendim për lejimin e këtyre aktiviteteve të marten me fillim nga ora 12:00 do të mblidhen para Objektit të Qeverisë.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

Pas perpjekjeve te vazhdueshme me institucionet perkatese per rishikim te masave per ndalimin e veprimtarise e aktiviteteve te shkollave te futbollit, nuk hasem ne mirekuptim dhe nuk pranuam asnje pergjigje, andaj jemi te detyruar ashtu si kemi paralajmeruar dite me pare, te:

PROTESTOJME, dhe kerkojme perseri qe masat ndaluese per zhvillimin e aktiviteteve te shkollave te futbollit te terhiqen, pasi qe keto masa nuk jane aspak te arsyeshme, tregojne hapur per standard te dyfishte ne raport me masat e tjera ne nivel te vendit, jane marre pa keshillim paraprak me LRFP e FFK.

Shkollat e futbollit te Prishtines dhe te lidhjeve rajonale te tjera e kane te veshtire t’a kuptojne logjiken, arsyen shkencore mbi te cilen baze eshte ndaluar aktiviteti i shkollave te futbollit, sidomos kur analizojme e krahasojme masat e tjera te marra ne te njejten kohe dhe per aktivitete te ngjashme ne sport e kulture.

Se kendejmi, u vendos qe organizimi i protestes te mbahet diten e marte, me 11 gusht 2020 duke filluar nga ora 12:00 perballe nderteses se qeverise.

Urojme qe, institucionet relevante te marrin vendim dhe te lejojne aktivitetin e futbollit me se largu deri te henen me 10 gusht 2020 ne menyre qe protesta te mos jete e nevojshme.

Kujtojme qe veprimtaria dhe aktiviteti i futbollit eshte kontributi qe ne japim per te pasur nje shoqeri te shendetshme per te rinjte dhe femijet.

Te gjithe, per shendet me te mire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat