Sarri nuk është i vetmi

Futboll

Sarri nuk është i vetmi

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:32
Sarri nuk është i vetmi

Është vetëm fillimi i spastrimit të madh te Juventus!

Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Olympique Lyonnais (0-1, 2-1) në raundin e 1/16, presidenti i Zonjës së Vjetër vendosi të shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri, i cili mbërriti në bankinën e torinezëve verën e kaluar. Zyrtarizimi u bë pak minuta më parë.

Mirëpo nuk do të jetë vetëm Sarri që do të largohet, por edhe një drejtues shumë i rëndësishëm te bardhezinjtë.

Sipas informacioneve nga Sky Italia , drejtori sportiv Fabio Paratici gjithashtu ka të ngjarë të largohet nga Juve së shpejti. Fundjava ka të ngjarë të jetë shumë e zënë në Itali dhe rreth Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat