Prince në Kosovë, firmos me Arbërinë  - Bota Sot
Prince në Kosovë, firmos me Arbërinë 

Futboll

Prince në Kosovë, firmos me Arbërinë 

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:43
Prince në Kosovë, firmos me Arbërinë 

Siç ka paralajmëruar dje gazeta kombëtare “Bota sot”, ashtu edhe ndodhi në të vërtetë. 

Anëtari i ri i elitës së futbollit të Kosovës, Arbëria nga Dobraja e Madhe përforcohet me futbollistin nga Afrika, ndërsa më vonë pritet të arrijë në Prishtinë edhe lojtari nga Brazili.

“Mirësevjen Destin Prince-Loïc Mambouana. KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me mbrojtësin qendrorë Prince Mambouana!

Prince Mambouana vjen nga KF Tarxien, klub ky i cili garon në Ligen e Maltës.
Prince Mambouana një lojtar profesional i cili ka luajtur në shumë klube Norvegjeze si: Brattvag, Nordrstand, Ham Kam dhe shumë klube tjera.

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur lojtarin Prince Mambouana. Së bashku janë dakorduar se KF Arbëria do ti dhurojn më të miren deri në arritjen e objektivave”, njofton KF Arbëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat