Batha rinovon kontratën me Tiranën

Futboll

Batha rinovon kontratën me Tiranën

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:04
Batha rinovon kontratën me Tiranën

Tjetër lajm i rëndësishëm për tifozët e Tiranën në prag të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas, 25 herë kampion i vendit, ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Idriz Bathën edhe për sezonin e ardhshëm.

“Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri,” – lexohet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të Tiranës në Facebook.

Batha ishte një nga elementët kryesorë të bardhebluve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt titullin kampion. 28-vjeçari rezulton të jetë një nga futbollistët më të aktivizuar, me 33 ndeshje në kampionat, ku ka shënuar 10 gola. Gjithashtu ka zbritur në fushë në 5 takime të Kupës, ku ka shënuar një gol. Batha e kishte bërë të qartë se vetëm një ofertë joshëse nga jashtë vendit mund ta largonte nga Tirana. Diçka e tillë nuk ka ndodhur, ndaj mesfushori energjik vendosi të rinovonte me një vit kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat