Ronaldo me mesazh të fortë - Bota Sot
Ronaldo me mesazh të fortë

Futboll

Ronaldo me mesazh të fortë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:40
Ronaldo me mesazh të fortë

Eliminimi i Juventusit nga Lyoni në fazën 1/8 të Champions League ka lënë shije të hidhur te Cristiano Ronaldo, ndonëse ai është i fundit që mund të marrë kritika në këtë dështim të radhës të bardhezinjve në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. CR7, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa veçon ecurinë personale, shkruan se kritikat për gjithçka shkoi keq në këtë sezon duhet të bëjnë më të fortë Juventusin. Reagimi i tij vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të trajnerit Maurizio Sarri.

“Sezoni 2019/20 përfundoi për ne shumë më vonë se zakonisht, por, megjithatë, më shpejt sesa e prisnim. Tani është koha për reflektim, koha për të analizuar ngritjet dhe uljet, sepse mendimi kritik është mënyra e vetme për t’u përmirësuar.

Nje klub i madh si Juventusi duhet të mendojë gjithmonë si më i miri në botë, të punojë si më i miri në botë, që ta konsiderojmë veten një nga klubet më të mira dhe më të mëdha në botë.

Fitimi i Serisë A edhe një herë në një vit kaq të vështirë është diçka për të cilën jemi shumë krenarë. Të shënosh 37 gola për Juventusin dhe 11 për Kombëtaren Portugeze është diçka që më bën të përballem në të ardhmen me ambicie të reja dhe dëshirë për të vazhduar të bëj gjithnjë e më mirë çdo vit. Por tifozët kërkojnë më shumë nga ne. Ata presin më shumë nga ne. Dhe duhet t’u transmetojmë se kemi pritshmëri të larta.

Ky pushim i shkurtër na lejon të gjithëve të marrim vendimet më të mira për të ardhmen dhe të kthehemi më të fortë dhe më të angazhuar se kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat