Katër klube luftojnë për vend në çerekfinale të Champions

Futboll

Katër klube luftojnë për vend në çerekfinale të Champions

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:40
Katër klube luftojnë për vend në çerekfinale të Champions,

Sot do të zbulohen edhe dy cerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve përmes dy ndeshjeve që do të nisin në orën 21:00, në kuadër të xhiros kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Atalanta, Paris Saint-Germaini, Leipzigu dhe Atletico Madridi e kishin siguruar vendin në çerekfinale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve qysh para ndërprerjes së sezonit shkaku i koronavirusit, ndërsa të premten festuan Manchester City dhe Lyoni. Sot të njëjtin sukses e kërkojnë edhe katër klube.

Ndeshja e parë mes këtyre dy klubeve kishte përfunduar me rezultat 1:1 në San Paolo, kështu që Barcelona e ka epërsinë prej 1 goli të shënuar si mysafir. Megjithatë, të dy klubet kanë gjasa të kualifikohen për në fazën e ardhshme.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Chelsea – Bayern Munich

Chelsea do të duhet të marrë një fitore të madhe sot kundër Bayernit nëse e do kualifikimin në çerekfinale, pasi që Bayerni e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3:0.

Formacionet zyrtare të dyja skuadrave:

Fituesit e këtyre dy përballjeve do të ndeshen me njëri-tjetrin në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat