Tottenhami synon kthimin e Balet

Futboll

Tottenhami synon kthimin e Balet

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:51
Gareth Bale

Tottenham Hotspur po planifikon ta transferojë Gareth Bale nga Real Madridi.

Sulmuesi uellsian do të largohet nga madrilenët, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e tij.

Klubi anglez thuhet se e ka kërkuar në huazim sulmuesin anësor me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Bale te Real Madridi u transferua pikërisht nga londinezët në vitin 2013 për 101 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat