Chelsea pas John Stones

Futboll

Chelsea pas John Stones

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:30
John Stones

John Stones është në radarin e Chelsea.

Chelsea ka bërë disa lëvizje të mëdha në merkato, duke siguruar shërbimet e emrave si Timo Werner e Hakim Ziyech.

‘Blutë’ po përgatiten për së paku edhe një lëvizje të madhe, me Kai Havertz që prinë në listën e dëshirave.

Megjithatë, edhe me këto transferime, telashet nuk do të mbyllen për londinezët, pasi problemet e vërteta të skuadrës qëndrojnë në mbrojtje.

Kështu, sipas raportimeve të ‘Mirror’, John Stones është lojtari në radarin e Chelsea.

Chelsea ka përgatitur 20 milionë funte për mbrojtësin anglez dhe është gati të hap negociatat me City.

Transferimi i Nathan Ake te City ngushton hapësirat për Stones dhe rrit gjasat e Chelsea për transferimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat