Sot luhet derbi i madh shqiptar në Maqedoni!

Futboll

Sot luhet derbi i madh shqiptar në Maqedoni!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:07
Sot luhet derbi i madh shqiptar në Maqedoni!

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar edhe seancën e fundit para ndeshjes së sotme, e cila hap dhe tiparin e sezonit të 29-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Sot në orën 17.30 luhet derbi i madh shqiptar në Maqedoni, në mes Shkupit dhe Shkëndijes nga Tetova.

"I gjithë ekipi në atmosferë pozitive e kishte filluar stërvitjen me një pritje edhe nga tifo grupi “Shvercerat” të cilët do të kenë të pamundur të jenë në tribunat e stadiumit shkaku i pandemisë COVID-19, dhe kështu kanë uruar ekipin për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm.

Trajneri Muharem Bajrami ka dhënë këshillat e fundit para sfidës së parë kundër Shkëndijës, së Tetovës, ndërsa të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe pritet që nesër të dalin të gatshëm për këtë duel", thuhet nga FC Shkupi..

Pikërisht para kësaj ndeshje ka folur kapiteni i ekipit, Besar Iseni, i cili ka potencuar se skuadra gjatë kësaj jave ka analizuar pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarët, për të marrë tre pikëshin e parë.

“Fazën përgatitore e kemi kaluar mirë, jemi maksimalisht për sezonin e ri, ndërsa sa i përket ndeshjes së të dielës kundër Shkëndijës, kemi ushtruar gjatë gjithë javës dhe i dimë të gjitha pikat e dobëta dhe të forta. Shpresojmë që ta fillojmë sezonin e ri me fitore dhe shpresojmë që tri pikët të mbesin në Çair”, është shprehur Iseni.

FC Shkupi për këtë ndeshje nuk mundë të llogaritë në dy përforcimet e fundit Freddy Alvarez dhe Dzhamal Dibirgadzhiev, shkaku i procedurës së regjistrimit dhe arritjes së dokumentacionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat