Prishtina dhe Gjilani do të zbulojnë sot kundërshtarët në Evropë

Futboll

Prishtina dhe Gjilani do të zbulojnë sot kundërshtarët në Evropë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:11
Prishtina dhe Gjilani do të zbulojnë sot kundërshtarët në Evropë

Prishtina dhe Gjilani do të zbulojnë sot kundërshtarët e tyre të parë në Ligën e Evropës.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Ekipi i cili tërhiqet i pari në short do të ketë përparësi dhe do të luajë si vendas.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës dhe të Gjilanit janë: Lincoln Red Imps ( Gjibraltar), Santa Coloma (Andorra), SP Tre Penne (San Marino) dhe UE Engordany (Andorra). 

Ceremonia e shortit do të fillojë në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat