Tirana mëson sot kundërshtarin në Champions - Bota Sot
Tirana mëson sot kundërshtarin në Champions

Futboll

Tirana mëson sot kundërshtarin në Champions

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:23
Tirana mëson sot kundërshtarin në Champions

Tirana do të mësojë ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë të Ligës së Kampioneve, pas ndarjes së vazove nga UEFA ditën e djeshme është zbuluar se një nga kundërshtarët e mundshëm të Tiranës do të jetë një skuadër mes, Astana (Kazakistan), Karabak (Azerbajxhan), Makabi Tel Aviv (Izrael) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji).

Shorti do të hidhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 12:00. Të katërta skuadrat janë favorite në letër, por një sfidë me kampionen e Gjeorgjisë duket më e pranueshme që bardheblutë të shpresojnë për më tej.

Kujtojmë se skuadra që do të kalojë në fazën tjetër do të përcaktohet me ndeshje teke. Gjithashtu stadiumi ku do të luhen ndeshjet, gjithashtu do të zgjidhte me short. Pasi të jenë përcaktuar të gjitha çiftet, goglat me emrat secilit çift do të vendosen në një vazo dhe në bazë të goglës që do zgjidhet, do përcaktohet edhe stadiumi ku do luhet ndeshja.

Kështu do të vazhdojë për të gjitha ndeshjet. Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ku do të ketë minuta shtesë dhe penallti nëse është e nevojshme. Fituesit do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, ndërsa humbësit do të shkojnë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat