Tairi për ndeshjen kundër Renovës: Në Tetovë shkojmë për rezultat të mirë

Futboll

Tairi për ndeshjen kundër Renovës: Në Tetovë shkojmë për rezultat të mirë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:36
Tairi për ndeshjen kundër Renovës: Në Tetovë shkojmë për rezultat të mirë

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Struga Trim Lum do të përballen mes vete që në fillim të sezonit të ri. Në stadiumin e qytetit në Tetovë pritet të zhvillohet një ndeshje e mirë.

Gjatë afatit kalimtar veror të dy skuadrat kanë pësuar ndryshime në formacionet e tyre.

Struganët gjatë fazës përgatitore kanë pasur një seri të rezultateve pozitive, prandaj me vetëbesim të madh udhëtojnë për në Tetovë.

“Për këtë ndeshje kemi punuar fortë gjatë gjithë fazës përgatitore. Gjatë ndeshjeve kontrolluese kemi pasur rezultate të mira, prandaj shpresojmë që edhe në Tetovë të vazhdojë me rezultat pozitiv”, deklaroi kapiteni i ekipit Flamur Tairi.

Ndeshja Renova-Struga Trim Lum, të cilën do ta referojë Marjan Gocevski nga Strumica, do të fillojë në orën 17:30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat