Messi paralajmëron rivalët: Shihemi në Lisbonë

Futboll

Messi paralajmëron rivalët: Shihemi në Lisbonë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:58
Messi paralajmëron rivalët: Shihemi në Lisbonë

Lionel Messi ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale pas kualifikimit të Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona mposhti Napolin me rezultat 3-1 në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Golat në fitoren e katalunasve u shënuan nga Clement Lenglet, Messi, i cili shënoi një gol të bukur dhe Luis Suarez nga penalltia.

Megjithatë, ylli i ndeshjes padyshim se ishte argjentinasi Messi që përveç golit dhuroi edhe shou dhe fitoi penalltinë e konvertuar në gol nga Suarez.

Ky kualifikim në çerekfinale ka bërë që Barcelona ta ketë kundërshtar Bayern Munichun.

Por, kjo nuk duket se i lë shumë përshtypje gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Messit, i cili ka paralajmëruar rivalët e tij.

“Shihemi në Lisbonë”, ishte përshkrimi i Messit në rrjetet sociale, pas kalimit të Barcelonës në çerekfinale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat