Solskjaer: Triumfi në Ligën e Evropës do të ishte suksesi më i madh në karrierën time

Futboll

Solskjaer: Triumfi në Ligën e Evropës do të ishte suksesi më i madh në karrierën time

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:05
Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer synon Ligën e Evropës.

Trajneri norvegjez i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur lidhur me aventurën e Man United në Ligën e Evropës.

Manchester United luan në çerekfinalet e këtij kompeticioni, ku përballjen e radhës do ta ketë kundër Copenhagen.

Solskjaer është optimist, megjithëse fton për kujdes. Kurse, një sukses të mundshëm në këtë kompeticion ai do ta shihte si suksesin më të madh në karrierën tij.

“Jam ambicioz – një nga ëndrrat e mia është të fitojë trofe si trajner i këtij klubi”, ka thënë Solskjaer.

“Ia kam borxh karrierën këtij klubi, kështu që të fitoj diçka do të ishte momenti im më krenar në jetën e futbollit. Do të ishte arritja më e madhe”, ka shtuar norvegjezi.

“Ngritja e trofeut do të ishte momenti më i mirë i karrierës sime”, ka thënë mes tjerash trajneri i United.

Nëse Manchester United eliminon skuadrën e Copenhagen, në raundin tjetër, atë të gjysmëfinales, do të përballej me fituesin e çiftit Sevilla – Wolverhampton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat