Pse transferimi nuk ndodhi kurrë

Futboll

Pse transferimi nuk ndodhi kurrë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:00
Pse transferimi nuk ndodhi kurrë

Të hënën në mbrëmje do të përfaqësojë pa dyshim lojtarin që Interi do të mbajë veçanërisht në konsideratë kundër Bajer Leverkusenit, në çerekfinalen e Ligës së Europës.

Por në të kaluarën, Kai Haverc, “xhevahiri” i gjermanëve, ka qenë në shënjestrën e zikaltërve. Prapaskena është zbuluar nga “Sky Sport”. Dy vite më parë vëzhguesit interistë e ndoqën, por u detyruan të tërhiqeshin përpara një vlere të lartë edhe në atë kohë, pavarësisht moshës së lojtarit (sot 21 vjeç).

Sot Haverc është një nga pikat e referimit të Leverkusenit dhe kohët e fundit Çelsi duket gati të shpenzojë 100 milionë eurot e kërkuara nga gjermanët për ta liruar nga kontrata që skadon në 2022-shin. Luan si “9 false” dhe fantazist, lojtar i kompletuar, megjithëse i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat