Prishtina dhe Gjilani me fat në Europa League, ja rivalët

Futboll

Prishtina dhe Gjilani me fat në Europa League, ja rivalët

Nga: K.Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:12
Pamje nga shorti

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për garat parakualifikuese të Europa League.

Gjilani do ta takohet me Tre Penne nga San Marino dhe Prishtina me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Gjilani ka rival të lehtë, po ashtu edhe Prishtina.

Lincoln Red Imps nuk është kundërshtar i panjohur për fituesin e Kupës së Kosovës, Prishtina.

Tre Penne një ekip më shumë të panjohura për Gjilanin.  Futbolli në San Marino është i dobët dhe Gjilani nuk do ta ketë problem të kalojë parakualifikueset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat