Dinamo prezanton skuadrën shqiptare: Tirana është ekipi më i titulluar në vend

Futboll

Dinamo prezanton skuadrën shqiptare: Tirana është ekipi më i titulluar në vend

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:33
Dinamo prezanton Tiranën

Tirana e ka njohur kundërshtarin e saj për turin e parë në “Champions League” teksa do të përballet ndaj Dinamo Tbilisi. Gogla me fat mund të quhen këto për bardheblutë pasi evituan kundërshtarë edhe më të fortë. Kampionët e Gjeorgjisë do të luajnë në shtëpinë e tyre, por kanë njoftuar se nuk do të kenë tifozë.

Gjithashtu kanë prezantuar ekipin e Tiranës për opinionin sportiv duke veçuar talentin Ernest Muçi dhe duke nxjerrë historinë e 2003 në përballjen direkte, ku do të mundeshin nga bardheblutë.

“Tirana është ekipi më i titulluar në vend. Ngjyrat e ekipit janë bardheblu dhe shtëpia e tyre është Selman Stërmasi, me 12.500 tifozë. Tirana ka fituar 25 herë titullin kampion, 16 herë Kupën e Shqipërisë dhe 11 herë, Superkupën. Arriti të shpallet kampion pas 11 vitesh. Më i miri i skuadrës së tyre është Ngo.

Argjentinasi Torasa dhe braziliani Kale dallohen gjithashtu në vijën e parë të sulmit. Por talenti i tyre Ernest Muçi është gjithashtu i mrekullueshëm. Rrugët tona u bashkuan në sezonin 2003/2004. Në raundine parë të Champions League, më 16 korrik, i mundëm 3-0 me golat e Melkadze, Anchabadze dhe Saraselia. Në ndeshjen e kthimit humbëm 3-0 dhe ata fituan në shifrat 4-2 me penallti”, shkruhet në prezantim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat