Limani: Linfield ka përvojë në garat evropiane, por ne duhet të jemi  kompakt

Futboll

Limani: Linfield ka përvojë në garat evropiane, por ne duhet të jemi  kompakt

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:55
Limani: Linfield ka përvojë në garat evropiane, por ne duhet të jemi  kompakt

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, po përgatitet për sfidën e radhës evropiane përkatësisht për finalen e parakualifikueseve të Champions League, kundër ekipit më të mirë të Irlandës Veriore, Linfield. 

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, ka folur për fitoren me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Andorra, Inter Escaldes, çfarë presin në përballje me Linfield dhe si e komenton shortin e sotëm, në rast se Drita kualifikohet do të takohet me kampionin e Polonisë, Legia nga Varshava. Brengë e Dritës është mungesa e dy futbollistëve Bujar Shabani dhe Fidan Gërbeshi. 

Limani prej mbrojtësve më të mirë në vendin tonë, është optimist se do ta kalojnë edhe Linfield-in, ndeshje që do të zhvillohet të martën (me 11 gusht) në orën 18.00. 

Image

Ballafaqimi luhet në stadiumin në Nyon të Zvicrës, sfidë që pritet me drithërima jo vetëm nga tifozët “Intelektualët” e Dritës por edhe në përgjithësi në Kosovë dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Synimi i Dritës është kualifikimi në rrethin e radhës dhe që të janë sa më lartë në garën më prestigjioze siç është Champions League. 

“Bota sot”: Kapiten, Drita kaloi pengesën e parë të quajtur Inter Escaldes, sa ishte vështirë dhe ku u bë diferenca?
Ardian Limani:
Ndeshja tregoi që ne kemi më shumë kualitet, por mendoj që ishim paksa të lodhur! Ne e dominuam në tërësi ndeshjen dhe gjithçka shkoi mirë! Diferencën e bëri kualiteti dhe përgatitja më e mirë fizike e skuadrës tonë!

“Bota sot”: Sfida e radhës me ekipin nga Irlanda Veriore, Linfield, jo ekip e panjohur, ku i sheh përparësitë e Dritës dhe a do të jeni të kompletuar?
Ard Limani:
 Linfield është një skuadër me shumë traditë dhe ka përvojë në garat evropiane! Ne duhet të jemi shumë kompakt dhe të përqendruar në çdo veprim për ta fituar ndeshjen! Kemi kualitetin e duhur dhe nëse jemi në maksimumin tonë mund ta fitojmë ndeshjen! Mungese e këtij takimi do të jenë Gërbeshi dhe Bujar Shabani, për shkak të izolimit!

“Bota sot”: Sot është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës, fituesi i sfidës Drita-Linfield ndeshet me FC Legia nga Polonia. Është një short shumë i vështirë, por jo edhe i pakalueshëm rivali? 
Ardian Limani:
Po, do të jetë ndeshje e vështirë, por së pari duhet përqendruar në ndeshjen e radhës!
Ne besojmë ndaj secilit ekip, ani pse Legia është skuadër shumë e fuqishme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat