Willian do të largohet nga klubi londinez

Futboll

Willian do të largohet nga klubi londinez

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:09
Willian do të largohet nga klubi londinez

Sulmuesi brazilian, Willian, ka konfirmuar largimin e tij nga Chelsea pas plot 7 vjetësh të kaluara në “Stamford Bridge”.

Willian do të largohet nga klubi londinez si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës.

Përmes një letre lamtumire, ai ka falënderuar klubin dhe tifozët.

“Ishin shtatë vite të mrekullueshme. Në gusht të 2013-s kur mora ofertën nga Chelsea, isha i bindur se ky është vendi ku duhet të luaj. Sot jam i sigurt se ishte një prej vendimeve më të mira. Pati aq shumë momente të lumtura, të trishtuara, kishte tituj dhe gjithmonë kishte shumë gjallëri”, ka shkruar Willian.

“Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve të Chelseat për mënyrën përkëdhelëse të mikpritjes sime në ‘Stamford Bridge’ dhe përkrahjen e tyre gjatë kohës sime në klub”, ka vazhduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat