U përfol se mund të ishte trajneri i ri i Juventusit, por tashmë Mauricio Poçetino mund të marrë drejtimin e Romës. Tekniku është pa një klub që prej largimit nga Totenhem, dhe së fundmi ka shprehur dëshirën për të dëgjuar ofertat nga Anglia, Spanja dhe Italia.
Poçetino u përfol edhe për të marrë drejtimin e Interit pasi Konte u inatos me drejtuesit zikaltër.
Por sipas gazetës spanjolle “AS” Poçetino mund të zëvendësojë Paolo Fonsekën si trajner i Romës.
Roma është e interesuar për ish-trajnerin e Totenhemit për të filluar një epokë të re nën drejtimin e Dan Fredklin.