Pas shkëlqimit ndaj Vardarit, Mustafa: Fitore e rëndësishme

Futboll

Pas shkëlqimit ndaj Vardarit, Mustafa: Fitore e rëndësishme

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:39
Pas shkëlqimit ndaj Vardarit,Mustafa: Fitore e rëndësishme

Skuadra e Borecit nga Velesi ka shënuar një fitore të rëndësishme prej 0:1, dje, kundër Vardarit në Shkup.

Njëri prej meritorëve për këtë triumf të madh ka qenë “gardiani” shqiptar Burhan Mustafa. Ai në fillim të pjesës së dytë pati një intervenim fantastik duke ndalur një gjuajtje të fortë dhe precize të futbollistit të Vardarit, Micevski.

Mustafa për News-tv ka deklaruar: “Ndeshje e mirë, e vështir si cdo ndeshje e parë, e sidomos pas pesë muajve pushim, shkaku i pandemisë. Fitore shumë e rëndësishme për ne dhe tre pikë me vlerë, sidoms si mysafir kundër Vardarit”.

I pyetur për pritjen fantastike, nëse ishte në stilin e Kasillasit ose Oblak, ai shtoi: “Më pëlqejnë këta dy portierë, por them se më shumë ishte në stilin tim”.

Mustafa është 30 vjecar dhe për të ky është sezoni i dytë në portën e Borecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat