Sali edhe dy vite në Laç

Futboll

Sali edhe dy vite në Laç

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:09
Sali edhe dy vite në Laç

Edmir Sali do të jetë edhe për dy vite futbollist i Laçit.

Portieri vlonjat ka firmosur kontratën e re me presidencën kurbinase, që e mban të lidhur më këtë skuadër deri në vitin 2022.

Gjatë sezonit që sapo u mbyll, 23-vjeçari ka qenë portier i dytë, pas Stazhillës, dule luajtur në vetëm tri takime, një në kampionat dhe dy në Kupë.

Kujtojmë që një ditë më parë Laçi njoftoi arritjen e marrëveshjes me portierin shkodran, Alen Sherri, por ishte i menjëhershëm reagimi i Vllaznisë, që këmbëngul se portieri i rritur në akademinë kuqeblu do të vazhdojë të japë kontribut për ngjyrat e qytetit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat