Zbulohet plani i PAOK-ut për Enea Mihaj

Futboll

Zbulohet plani i PAOK-ut për Enea Mihaj

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:29
Zbulohet plani i PAOK-ut për Enea Mihaj

Një gol së fundmi dhe jehonë në Greqi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj ka përfunduar në listën e dëshirave për shumë skuadrave, mes tyre disa në Gjermani.

Mirëpo, mediat greke kanë bërë me dije se plani i PAOK-ut, është për të mos e humbur shqiptarin me parametra përfundimtarë.

Një plan është që ai të huazohet në mënyrë që të fitojë më tepër hapësira dhe eksperiencë, pasi shihet si element me shumë perspektivë për të ardhmen.

Së fundmi, PAOK ka nisur përgatitjet paraprake dhe në listën e futbollistëve që do të kenë mundësinë të testohen është edhe Enea Mihaj. Qendërmbrojtësi i Kombëtares po stërvitet intensivisht për të shpresuar që të bindë drejtuesit për një shans në sezonin në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat