Të mos bëhemi budallenj...

Futboll

Të mos bëhemi budallenj...

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:35
Messi

Barcelona fitoi 3-1 ndaj Napolit në “Camp Nou” dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Për katalanasit vendimtar ishte Leo Mesi, me dy gola të shënuar dhe fitoi edhe penalltinë që e shndërroi në gol Luis Suarez.

Sipas “Marca” para fillimit të pjesës së dytë, Mesi i ka kërkuar shokëve të skuadrës të ruajnë qetësinë dhe të fokusohen.

“Të mos bëhemi budallenj”, është dëgjuar Mesi ti thotë shokëve të skuadrës në tunel teksa lojtarët bëheshin gati të hynin në fushë për pjesën e dytë. “Ne kemi avantazh prej dy golave, kështu që qetësohuni.

Le të luajmë të qetë”, kanë qenë fjalët e Mesit që janë dëgjuar në tunel përpara fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat