Shqiptari që po e dridh Finlandën, sërish protagonist

Futboll

Shqiptari që po e dridh Finlandën, sërish protagonist

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:09
Ademi me të kaltrat

Sulmuesi 21-vjeçar, Albion Ademi, nuk ka të ndalur në Kampionatin e Finlandës.

Ai sërish është protagonist i fitores së Mariehamnit, e cila si mysafirë e mundi me rezultat 3:2 Rovaniemin.

Në minutën e 40-të, Ademi doli i vetmuar me portier dhe nga rreth 12-13 meta me mjeshtri plasoi topin në këndin e majtë për rezultatin 1:1. Për Rovaniemin shënuan Tsiskaridze (23'), Vahtera (57'-nga penalltia) dhe për Mariehamnin Ademi (40'), Pelvas (54') e Gronlund (90+3'). P

Pas javës së 8-të, Mariehamn është në vend të tetë me 11 pikë, dhe Rovaniemi në fund të renditjes me 2 pikë.

Ademi po e dridh me gola kampionatin finlandez. Ai është ë vend të dytë të listës së shënuesve me gjithsej 7 gola, një me pak se lideri Furuholm (Inter Turku).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat