Bomba e ditës

Futboll

Bomba e ditës

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:11
Bomba e ditës

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve duket se nuk i ka pëlqyer fare Cristiano Ronaldos.
“Zonja e Vjetër” u eliminua nga Lyoni në kuadër të raundit të parë eliminator me anë të golave mysafire me rezultatin përfundimtar 2-2.

Cristiano Ronaldo shënoi dy golat e vetëm të Juventusit, por që nuk ishin të mjaftushëm pasi Depay arriti të realizonte për Lyonin nga pika e bardhë duke i dhënë avantazhin e golit mysafir francezëve.

Juventusi dje reagoi menjëherë duke shkarkuar trajnerin Sarri dhe emëruar legjendën e klubit, Andrea Pirlo në vend të tij por, duke kjo nuk është e mjaftushme pasi Ronaldo po mendon largimin nga klubi.

Sipas asaj që raporton “Foot Mercato”, ylli portugez është duke konsideruar largimin nga Torino pas vetëm dy sezonash në Itali. PSG shihet si destinacioni i preferuar i 35 vjeçarit, klub ky i cili ka shfaqur shumë herë interesim për shërbimet e tij.

Kujtojmë se afati kalimtar është hapur dhe një transferim i tillë do të ishte njëri nga më spektakolarët e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat