Leverkuseni kundër Interit

Futboll

Leverkuseni kundër Interit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 18:11
Leverkuseni kundër Interit

Trajneri i Bajern Leverkusenit, Peter Boz është besim plotë se skuadra e tij ka atë çfarë duhet për të mundur Interin nësër në Europa Ligë. Inter luan kundër Leverkusenit nesër për një vend në gjysëmfinalet e Ligës së Europës, pasi sfidat janë me një ndeshje.

“E kemi parë nga performancat në Itali dhe Europë se Interi është një skuadër shumë e fortë, por ne kemi atë çfarë duhet për ta mposhtur” tha Boz në konferencën për shtyp.

“Ne duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer dhe të mos bëjmë gabime, sepse çdo gabim mund të na kushtojë rëndë. Nuk dua të flas për taktika, sepse të vetmit që më interesojnë janë lojtarët e mi.

Ne duam të jemi protagonist në këtë kompeticion dhe të shohim se çfarë do ndodhë nesër”, përfundoi trajneri i Leverkusenit, Peter Boz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat