Shkupi-Shkëndja u ndanë baras, ja përbërjet!

Futboll

Shkupi-Shkëndja u ndanë baras, ja përbërjet!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:29
Shkupi-Shkëndja u ndanë baras, ja përbërjet!

Shkëndija e nis sezonin e ri në Maqedoninë e Veriut në futboll, me barazim 2:2 në fushë të Shkupit.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Shkëndijën nga Tetova që pa veten në negativë pas vetëm 6-të minutave lojë.

Një top i humbur në mesfushë pasohet me kundërsulm të shpejtë në të djathtë, ndërsa pasimi për toke para portës gjen të parreshtuar si duhet mbrojtjen dhe Dembo me lehtësi plason për 1:0.

Kuqezinjtë panë veten të goditur nga goli i shpejtë dhe u deshtën disa minuta për të marrë veten dhe pas 20-të minutave lojë kanosemi me Doriev por bllokojnë vendasit me Iljazin. Më afër barazimit shkuam në minutën e 36-të kur goditja e bukur e Florent Ramadanit ndalet mrekullisht nga portieri i Shkupit, Naumovski. Kuqezinjtë tashmë dominonin tërrësisht në fushë dhe Neziri pati tentimin e rradhës të pasuksesshëm për të barazuar, ndërsa ndëshkimi do të vinte në anën tjetër në minutën e fundit të pjesës së parë kur Dembo finalizon kundërsulmin me gol të dytë.

Negativa 2:0 pas pjesës së parë ishte e papranueshme për Shkëndijën dhe inkuadrimi i Nafiut solli freski dhe qartësi në fazën sulmuese. Disa tentime me Ibraimin e Totren sollën paralajmërimin se kuqezinjtë kanë ndryshuar qasjen, ndërsa figura qendrore e ndeshjes do të shfaqej Doriev. Fillimisht në minutën e 60-të pas një diagonalje të Alimit, Doriev prodhon një të majtë fantastike për gol në debutim me kuqezinjtë.

Shkëndija fitoi krahë nga ky gol dhe gjashtë minuta më vonë sërish Doriev inspiron aksion në të majtë dhe asiston në shtyllë të dytë ku Valon Ahmedi barazon në 2:2. Shkëndija kërkoi përmbysjen dhe më afër golit të tretë shkoi Nafiu që prodhon një depërtim duke kaluar edhe portierin, por mbyll shumë këndin dhe Krivanjeva shpëton vendasit. Në fund barazimi 2:2 ishte rezultati final dhe kuqezinjtë dalin me një pikë nga ndeshja e parë sezonale.

SHKUPI-SHKËNDIJA 2:2 (2:0)
Stadiumi në Çair të Shkupit
Arbitër: Jovan Kaçevski
Golashënues: Dembo 6′ dhe 45′ (Shkupi), ndërsa Doriev 60′ dhe Ahmedi 66′ (Shkëndija)
SHKUPI: Naumovski, Iljazi, Glishiq, Jusufi, Iseni (c), Krivanjeva, Diak, Dembo, Bilalli (Gulu 74′), Ademi (Berisha 67′), Neto.
Trajner: Muharem Bajrami
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Sadriu (Paviç 71′), Bejtullai (c), Neziri, Totre, Alimi, Ramadani, Ahmedi (Zejnullai 84′), Doriev (Imeri 76′), Ibraimi.
Trajner: Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat