Liverpool afër transferimit të parë në verë

Futboll

Liverpool afër transferimit të parë në verë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 23:05
Kostas Tsimikas

Reds janë afër transferit të mbrojtësit të majtë të Olympiakosit, Kostas Tsimikas për 11.75 milionë funte

24 vjeçari është njëri prej lojtarëve më të mirë te skuadrës greke në sezonin që lamë pasi ku Olympiakos e fitoi titullin e 45 në Greqi por u eliminuan në 1/8 e finalës në Europa Ligë nga Wolves.

Liverpool po e kërkon Tsimikas pasi që ata nuk arritën ta transferojnë Jamal Lewis nga Norwich City dhe e shohin atë si zëvendësim për Andy Robertson.

Norëich dëshiron 20 milionë funte derisa Liverpool e vlerësonte Lewisin vetëm 10 milionë.

Liverpool është duke e përcjell Tsimikas për një kohë të gjatë, derisas ata besojnë se ai ka kualitet për t’u zhvilluar në një mbrojtës klasi botëror.

Lojtari pritet që të udhëtojë për në Britani shumë shpejt për t’i kryer testet mjekësore dhe diskutuar kontratën personale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat