Conte e di pikën e fortë të Leverkusen, i bën thirrjes skuadrës për kujdes

Futboll

Conte e di pikën e fortë të Leverkusen, i bën thirrjes skuadrës për kujdes

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 23:32
Interi

Antonio Conte paralajmëron Interin se nuk duhet të lejojë kundërsulmet e Bayern Leverkusenit dhe se duhet të provojnë se ja vlejnë të arrijnë në gjysëmfinale.

Interi përballet me Bayern Leverkusenin në çerekfinalet e Ligës së Evropës.

“Bayern Leverkusen është një ekip shumë i rrezikshëm me kundërsulme, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt dhe mos ti lejojmë hapësira”, tha italiani në konferencën për shtyp.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Këto ndeshje shpesh vendosen nga detaje, kështu që fokusimi është kyç. Kjo skuadër duhet të fokusohet në atë që bën më mirë, të luajturit futboll. Kjo është ëndërra e çdo trajneri. Këto janë ndeshje pa asnjë favorit, gjithçka mund të ndodhë nëse arrin në çerekfinale apo gjysëmfinale”.

”Ne provuam ndaj Getafes që ja vlejmë të shkojmë në çerekfinale, tani duhet të tregojmë se ja vlejmë të shkojmë në gjysëmfinale”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat