Willian ka kompletuar testet mjekësore te Arsenali – prezantimi mbetet çështje orësh

Futboll

Willian ka kompletuar testet mjekësore te Arsenali – prezantimi mbetet çështje orësh

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 18:28
Willian

Willian thuhet se ka kompletuar testet mjekësore teArsenali.

Anësori brazilian do të kalojë te The Gunners si lojtar i lirë, pasi kontrata me Chelsean i skadoi në fillim të këtij muaji.

Sipas asaj që raporton The Evening Standard, Willian ka kompletuar testet mjekësore te Arsenali dhe prezantimi pritet të bëhet në orët në vazhdim.

Braziliani do të nënshkruajë kontratën trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Chelsea i kishte ofruar lojtari dy vite kontratë, mirëpo ai ishte i vendosur që të nënshkruante vetëm për tri vite.

Këtë mundësi ia ofroi vetëm Arsenali, derisa në garë për të ishte edhe Barcelona. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat